“Më lejoni të bëj betimin”/ Durrësi shpall moskompetencën, ia kalon çështjen e Fredi Belerit Gjykatës së Lartë

11 months ago 30
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit dhe ia kalon çështjen Gjykatës së Lartë për vlerësim.

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri kërkoi të betohet si kryebashkiak.

Në Gjykatën e Durrësit ishte e pranishme dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se gjithashtu në seancë do të jetë i pranishëm dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

DuleDule

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama priti ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili ndodhej në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit Gerapetritis, foli për mediat helene ku tha se kishte ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article