“Më mungon vetëm ky klub në karrierën time, dashuria italiane” – Mesut Ozil shfaqet me fanellën e gjigantit italian

6 months ago 3

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Gjermanisë, Mesut Ozil i dërgoi një mesazh dashurie Juventusit, duke deklaruar se Zonja e Vjetër ishte ‘i vetmi klub që mungonte’ në karrierën e tij.

35-vjeçari, i cili vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, pasi luajti me fanellat e Schake 04, Werder Bremen, Fenerbahçen, Real Madridin dhe Arsenal.

Ai me Gjermaninë fitoi Kupën e Botës, ndërsa me Real Madridin një La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Me Arsenalin ai fitoi katër FA Cup.

Turko-gjermani që bëri një karrierë brilante, ka shkruar në Tëitter për Juventusi, si i vetmi klub që i mungon.

“Krenar për karrierën time dhe për të gjitha klubet e mrekullueshme për të cilat kam pasur privilegjin të luaj – vetëm një klub më mungon: dashuria ime italiane. Juve, storia di un grande amore”, ka shkruar Ozil.

Proud of my career and all the amazing clubs I've had the privilege to play for – only one club that was missing: My Italian love @juventusfc 🖤🤍 – 🎶 Juve, storia di un grande amore 🎶😁 #M10 #ForzaJuve 🇮🇹@s04 💙 | @werderbremen 💚 | @realmadrid 🤍 | @Arsenal ❤️ | @Fenerbahcepic.twitter.com/SXtx8u78Z2

— Mesut Özil (@M10) April 5, 2024

Ozil gjatë karrierës së tij njihej si mesfushor me vizion të jashtëzakonshëm dhe asistues perfekt për sulmuesit. /Telegrafi/

Read Entire Article