Me një dasmë unike dhe shumë mysafirë, menaxheri Flakron Hadergjonaj martohet me bukuroshen Klementina Hakaj

3 months ago 14
Reklamë

Martesat e personave të famshëm kanë nisur tanimë kur jemi në sezonin e verës.

E fund beqarisë i ka dhënë edhe menaxheri i njohur i futbollistëve, Flakron Hadergjonaj, i cili është edhe vëllai më i vogël i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjoanjt.

Menaxheri nga Deçani që jeton dhe vepron në Zvicër, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me bukuroshen Klementina Hakaj.

Ka qenë një dasmë unike në një nga vendet më të mira në Prishtinë, ku nusja Klementina dhe dhëndri Flakroni kanë shkëlqyer në natën më të bukur në jetën e tyre.

Qindra mysafirë kanë qenë të ftuar në këtë dasmë speciale, derisa kanë kënduar emrat më të mëdhenj të muzikës si Shkëlzen Jetishi – Xeni, Teuta Selimi, Ymer Bajrami dhe Muhamed Sejdiu.

Flakroni është prej vitesh menaxher i suksesshëm i futbollistëve në Zvicër dhe më gjerë, derisa ai ka kryer shumë transferime në Turqi, Gjermani dhe shtetin helvetik ku jeton dhe vepron.

Në anën tjetër bukuroshja nga Deçani, Klementina është një arkitekte e diplomuar, derisa çifti do të vazhdojnë jetën në kryeqytetin zviceran Bern. /Telegrafi/

Read Entire Article