Me origjinë nga Burreli, kush është 27-vjeçari shqiptar i ekzekutuar në Hamburg, shkak prishja e pazareve të drogës

10 months ago 24

Një i ri shqiptar u gjet i vrarë me plumb në kokë, tre ditë më parë në Gjermani. Ai u gjet i pajetë në afërsi të banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen, një zonë rreth 40 km larg Hamburgut, më 25 nëntor.

Mediet gjermane kanë bërë me dije  se trupi i përket 27-vjeçarit shqiptar Reols Hysneli, me origjinë nga Burreli. Ai njihej edhe me emrin Alonso.

I riu nuk kishte dokumente identifkimi në momentin kur u gjet trupi dhe identifikimi i tij u bë permes gjurmëve të gishtave.

Gjurmët e 27-vjeçarit rezultonin në databazën e policisë pasi ai ishte me precedent të mëparshëm penalë.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar një i mitur, me origjinë shqiptare. 17-vjeçari nga Kukësi ka pranuar krimin para hetuesve.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë prishja e pazareve të drogës.

Read Entire Article