Më pak blerës! Në tregun e shumicës të fruta-perimeve në Lushnjë ka rënë fuqia blerëse

6 months ago 22
Reklamë

Mungesa e fuqisë blerëse të prodhimeve bujqësore në tregun me shumice te fruta-perimeve në Lushnjë ka vënë në vështirësi fermerë dhe tregtare

Sipas tyre javët e fundit vihet re një rënie e ndjeshme. Fermereve i duhet të vinë që në orët e para të mëngjesit dhe të rrinë tër diten dhe në fund nuk arrin të shesin as gjysmën e prodhimit.

Dhe për tregtarë me pakicë të fruta-perimeve, furnizimi nuk bëhet çdo ditë por një herë në pesë ditë, ndryshe nga periudha të tjera.

Si pasojë e rënieve të blerjeve dhe çmimet kanë pësuar ulje. Produktet që shiten aktualisht janë ato të stinës si qepa, preshi, lule lakra, brokoli etj.

Top Channel

Read Entire Article