‘Më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit’, u tall me vdekjen e Matthew Perry, njerëzit shpërthejnë ndaj komedianit

11 months ago 12

Kevin Brennan, komediani dhe ish-skenaristi i “Saturday Night Live” është përballur me kritika të shumta nga njerëzit, pasi u tall me vdekjen e aktorit Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin “Friends”.

Menjëherë pasi TMZ raportoi për vdekjen e Perry të shtunën, Brennan postoi në X (fka Twitter): “U mbyt në një vaskë të nxehtë. HAHAHAHA”.

Në një mesazh tjetër, ai vuri në dukje historinë e mirë-dokumentuar të Perry-t të abuzimit me alkoolin dhe barnat me recetë, duke thënë: “Më pëlqen kur vdesin të droguarit”, raporton Daily Mail.

DROWNED IN A HOT TUB. HAHAHAHA

Friends' Star Matthew Perry Dead at 54 After Apparent Drowning https://t.co/fSA7d7hZ2f

— The MLC Podcast (@mlcpodcast) October 29, 2023

Pas këtyre postimeve, njerëzit kanë shpërthyer ndaj tij duke shkruar: “Ç’dreqin?! Që kur vdekja e dikujt është për të qeshur?”; “Cili është problem yt?”; “Ç’ka për të qeshur?”; “Sa e trishtë që vdekja e dikujt përdoret për keq nga njerëz që kërkojnë vëmendje”; “Tani e kuptoj pse s’je i suksesshëm”, këto ishin disa prej komenteve në postimin e tij.

Pas kritikave të shumta të njerëzve, ai u shpreh: “Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”.

Kevin Brennan, 63 vjeç, provokoi sërish njerëzit me një postim të tretë, duke u pyetur nëse është bërë sërish trend në X (Twitter). Aktori i serialit “Friends”, Matthew Perry, 54-vjeç, u gjet i vdekur në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Angelos të shtunën.

Read Entire Article