“Më pëlqen të luaj përballë kundërshtarëve si Toni” – Fullkrug ka folur për Rudigerin dhe përballjen e tyre në finale

3 months ago 12
Reklamë

Lojtarët e Borussia Dortmundit janë të fokusuar plotësisht te finalja e ligës së Kampionëve ku launnë përballë Real Madridit më 1 qershor në stadiumin mitik “Wembley” në Angli.

Verdhezinjtë kërkojnë të rikthejnë trofeun e madh pas 27 vitesh në “Signal Iduna Park”, por misioni është shumë i vështirë, pasi përballë kanë ekspertët e kësaj gare.

Gjithsesi, gjermanët nuk e njohin fjalën frikë dhe nuk dorëzohen kurrë dhe këtë e konfirmon sulmuesi i Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug.

Sulmuesi shtatlartë u ndal te rivaliteti me mbrojtësin Antoinio Rudiger, që do ta ketë kundërshtar në finalen , por edhe shokë skuadre te Kombëtarja e Gjermanisë në Euro 2024.

“Toni është një djalë i mirë, e dua shumë. Më pëlqen edhe sepse është shumë i sinqertë, pavarësisht se agresiv. Ai është i njëjti edhe në seancat stërvitore”.

“Po flasim për një lider të lindur, lider natyral. Duket sikur do të të vrasë kur e sheh duke ardhur përballë teje… Por i tillë jam edhe unë. Më pëlqen shumë të luaj përballë kundërshtarëve si Toni”, ka thënë Fullkrug. /Telegrafi/

Read Entire Article