Më shumë të rinj i bashkohen mundjes

7 months ago 11
Reklamë
17:33 27/01/2024

Prizreni: Nuk do krenohemi vetëm me medaljet e rusëve

Klevis Preçi është një ndër të rinjtë nga i cili pritet që të japë rezultat në Europianë apo Botërorë në të ardhmen. Mundësi 18-vjeçar thotë se gjen veten në këtë disiplinë.

“Në këtë sport gjej veten time, sepse është një sport shumë intensiv dhe luftarak. Jo të gjithë e bëjnë, por ia vlen ta provosh”, thotë Preçi.

Presidenti i Federatës, Sahit Prizreni thotë se medaljet e fituara nga mundësit e natyralizuar shqiptarë Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë motivuar edhe sportistët e lindur në Shqipëri.

“Të stërvitesh me kampionë Bote, të stërvitesh me medalistë Europianë është një mundësi për ta besuar. Fati i madh që kemi këta djem kanë bërë që djemtë tanë të ëndërrojnë. Të kemi produktin tonë vendas, që të na udhëheqë drejt medaljeve olimpike dhe botërore”, thotë Prizreni.

Federata po punon që të afrojë sa më shumë elementë të rinj, duke përmirësuar kushtet në palestra. Në 2023 kishte 493 mundës të federuar, 123 më shumë se 1 vit më parë, ndërsa në 2024 shpresohet që numri total të shkojë në rreth 600.

Shqipëria ka qenë mikpritëse e Europianit U17 dhe Botërorit U23 vitin e kaluar, ndërsa në tetor të 2024 do të organizojë sërish Kampionatin Botëror deri 23 vjeç.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article