“Më të mirët 2023”, nga trajneri te formacioni i vitit, çmimet që u shpërndanë nga FSHF

9 months ago 26
Reklamë

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë mbrëmjen “Gala” ku shpërndau çmime për “Më të Mirët 2023”, ndërsa të ftuar ishin sportistë, personalitete të sportit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryeminsitri Edi Rama si dhe disa nga legjandat e kombëtares shqiptare.

Gjaët kësaj mbrëmjeje u dhanë çmimet për trajnerin dhe sportistët më të mrië, si dhe u përzgjoh formacioni më i mirë i vitit.

Fitues i Topit të Artë u shpall mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj.

“Trajneri i Vitit” u fitua për herë të dytë radhazi nga tekniku Orges Shehi, i cili mposhti konkurencën e trajneri të Egnatia-s, Edlir Tetova si edhe të trajnerit të Laçit, Mirel Josa.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati i dorëzoi çmimin “Këpuca e Artë” sulmuesit që u largua nga Tirana, Florent Hasani (16  gola në sezonin e kaluar).

Si arbitri më i mirë u vlerësua Enea Jorgji. Në këtë mbrëmje të gjithë lojtarët e Shqipërisë u pajisën me pasaportë.

Çmimet:

Talenti i vitit: Arlind Kurti

Talentja e vitit: Klaudja Borçi

Këpuca e Artë, djem: Florent Hasani.

Këpuca e Artë, vajza: Valentina Troka

Arbitri i vitit: Enea Jorgji

Trajneri i vitit: Orges Shehi

Formacioni i vitit:

Topi i Artë, Femra: Megi Doçi

Topi i Artë, meshkuj: Arinaldo Rrapaj

Read Entire Article