Historia që është trajtuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur” është nga më të rëndat, një 49-vjeçar baba i 4 fëmijëve ka zgjedhur të rrëfejë historinë e familjes dhe problematikat më shumë se 20 vite mes tij dhe bashkëshortes.
49-vjeçari rrëfen se është martuar me shkuesi dhe së bashku me bashkëshorten ka sjellë në jetë 4 fëmijë, të cilët sot janë të rritur mbi 20 vjeç.
Burri rrëfen se që në muajt e parë të martesës zbuloi tek bashkëshortja tradhti, një tradhti shumë të rëndë mbi kufijtë e njerëzores.
Një inçest në familjen e origjinës së bashkëshortes tronditi marrëdhënien e tyre. Por kjo do të pasonte edhe më shumë problematika të tjera tradhtie, sipas burrit.
Por ajo që është më e rëndë në këtë histori është se djali i çiftit ka parë shumë skena turpi në familje.
49-vjeçari: U fejuam bashkë me shkuesi. Unë kam qenë 21 vjeç, ajo ka qenë afër 18 vjeçe. Zbulova se gruaja kishte pasur eksperienca dhe e tmerrshmja ishte se eksperiencat i kishte pasur brenda familjes. Vëllezërit e saj nuk donin që unë të pija as kafe, as të dilja e më vinte çudi. Gruaja më ka thënë se ishte viktimë e një incesti. Besoj se marrëdhënia ka qenë pa dëshirë. Ndërpreva komunikimet me kunetërit. Bashkëshortja më tha jo kam pasur këtë e jo atë, gjente justifikime. Motra e madhe i tha gruas sime që mos trego sikur të vdesësh. I ka treguar vetëm motrës së madhe. Abuzuesi ishte pjesëtar i familjes. Pas kësaj unë vendosa t’ja fal. E mora dhe shkova në Greqi për dy vjet e pastaj erdhëm në Shqipëri. Për 25 vite nuk kam qenë tek shtëpia e tyre. Nuk e kam dhunuar bashkëshorten. Fund martesës i ka dhënë ajo. Gruaja ka vijuar edhe më tej të njëjtën rrugë. Këto fakte të tjera i paska ditur djali.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb