“Medalja e Artë”, ceremonia e dhënies së çmimeve për gjimnazistët ekselentë/ Rama: Keni jetën përapra për të arritur majat

10 months ago 6

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në ceremoninë e dhënies së çmimeve “Medalja e Artë” për studentët e ekselencës.

Ai u shpreh se kjo arritje është puna e tyre e çdo dite për të cilën duhet të ndjehen krenarë. Rama shtoi se të rinjtë e kanë jetën përpara për të arritur majat në çdo fushë.

“Në Burgajet të Matit apo të tjera pika të Shqipërisë ju mund t’i gjeni të gjitha justifikimet për të thënë që nuk ia vlen. Mos shko se është larg, mundi vlen të mësosh, nuk ia vlen të rrish në këtë vend sepse ky vend nuk bëhet dhe për dikë që gjendet në rrethana të vështira këto janë të kuptueshme, por as asnjëri nga ju nuk i kanë hyrë këtij shtegu, por i kanë hyrë një shtegu shumë e shumë më të vështirë.

Ja ku jeni këtu, ia keni dalë për vetën dhe pastaj për prindërit tuaj. Sepse juve nuk ka askush që ju ndalin. Majat ku keni vendosur t’i arrini në këtë fazë të jetës suaj ia keni arritur. “Medalja e Artë” është gjëja mëse e zakonshme që mund të çonit në shtëpinë tuaj, edhe sikurse kaq sipas meje mjafton që ju të ndiheni të përmbushur.

Ti bëni familjes një dhuratë si kjo që ju i bëni familjes është jashtëzakonshme prekëse është një motiv shumë i mjaftueshëm për të ju thënë se ju jeni heronj sepse nuk është në dhuratë e përgatitur për një kohë të shkurtër por për vite të tëra çdo ditë e çdo orë mësimi dhe respekte. Natyrisht që nuk është vetëm për prindërit tuaj por edhe për vendin tonë ju jeni prova.

Me sa më rezulton jam më i gjati unë sot përpara jush ndjehem më i shkurtër sepse vërtet unë kam  bërë atë timen për të ngjitur të përpjetën por ju kam zili sepse ju e keni të gjithë jetën përpara për të arritur majat”, tha kryeministri.

Top Channel

Read Entire Article