Medalje europiane në peshëngritje

1 year ago 22
Reklamë
17:20 31/07/2023

Ertjan Kofsha merr 1 të artë dhe 2 bronzi për të rinjtë

Ertjan Kofsha u shpall kampion i Europës për të rinj në stilin e shkëputjes në kampionatin që po zhvillohet në Rumani. Peshëngritësi 18-vjeçar ishte më i miri në këtë stil duke ngritur 153 kilogramë në provën më të mirë për peshën deri 89 kilogramë.

Ertjani më pas u rendit i treti në shtytje me 184 kilogramë dhe dygarësh me 337 kilogramë në total, duke marrë 2 medalje bronzi. Ai kaloi me sukses të gjitha provat. Ertjan Kofsha edhe më herët ka patur sukses në kampionatet e moshave ku ka marrë medalje.

Në Europianin e të rinjve që po mbahet në Bukuresht paraqitje të mirë patën edhe Enkileda Carja e Samoel Rasa, të cilët u përfshinë mes më të mirëve në garën e tyre.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article