Medalje për Shqipërinë në Ballkanikun e karatesë

11 months ago 13
Reklamë
17:40 23/09/2023

Orges Arifi mori argjend, ndërsa Xhino Toli bronz

Orges Arifi dhe Xhino Toli morën medalje në Kampionatin Ballkanik të karatesë që po mbahet në Tiranë. Arifi pretendonte të artën në peshën nën 60 kilogramë, por e humbi duelin final me grekun Georgios Karalis.

Orges Arifi: Objektivi im ishte medalja e artë, por fatkeqësisht nuk ia arrita dhe duhet të kënaqem me argjendin.

Toli ia doli të mundë në sfidën për medaljen e bronzit për peshën nën 67 kilogramë serbin Aleksandar Topuzovic.

Xhino Toli: I pari ballkanik në Shqipëri ka qenë ai për junior dhe medalja më iku për pak, kësaj here e kisha si qëllim medaljen.

Ballkaniku shërben edhe si përgatitor për Botërorin.

Orges Arifi: Kjo garë shërben shumë për të parë formën dhe korrigjuar gabimet para Botërorit.

Xhino Toli: Kemi dhe objektivin kryesor Botërorin që zhvillohet në Hungari dhe shpresojmë pse jo të kemi medalje.

Të dielën do të zhvillohen duelet për garat ekipore në Kampionatin Ballkanik të karatesë, duke i dhënë fund këtij turneu.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article