Kreu republikan Fatmir Mediu në rubrikën “Opinion” në News24 i konsideroi ndryshimet në Kodin Zgjedhor si preferenciale.
Mediu tha se Edi Rama mori ccfarë donte, por pyetja që shtrohet është se si do e realizojmë reformën zgjedhore tani?
“Socialistët e kanë bërë të qartë se nuk ka reformë zgjedhore, por opozita ccfarë do të bëjë? Cila është rruga që do e arrijë? Janë disa ccështje që shtrohen për diskutim”, tha Mediu.
Ai tha se me Edi Ramën kryeministër dhe me krimin nuk mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Kriminelët bëjnë fushatën elektorale, më pas marrin benefitet ekonomike”, tha Mediu.
Ai tha se janë ccështjes të pazgjidhura që nga intimidimi i votuesve, përdorimi i krimit në fushatë, që nuk kanë marrë një zgjidhje.
Mediu tha se duhej të sanksionohet që deputeti që merr mandatin i ndihmuar nga krimi apo duke blerë vota, të humbasë mandatin, sikundër mazhoranca që provohet se ka manipuluar zgjedhjet të mos njihet si e tillë.
Duke folur për votën e Diasporën, Mediu tha se kjo nuk ishte një dëshirë e PD apo PS, por erdhi si rezultatet i grupimeve të diasporës, janë djem dhe vajza të shkëlqyer që ushtruan presionin e duhur dhe u bë e mundur kjo gjë.
Ai tha se përmes formulës së listave të kandidatëve nuk motivohen ata kandidatë që do të kenë emrin në listën me vota preferenciale. “Nëse do të kishim lista të hapura, të gjithë kandidatët do të angazhoheshin në një fushatë, do të kishim një betejë të brendshme, dhe për rrjedhojë një punë më të madhe mes të gjithë kandidatëve. Në rastin konkret, për ccfarë duhet të angazhohet një kandidat, kur 1/3 e listës së kandidatëve është e fiksuar”, tha Mediu.
Në vijim ai komentoi edhe punimet e Kongresit të PS-së, duke e cilësuar atë si një model të ngjashëm me atë të Koresë së Veriut.
“Modeli që duhet të ofrojë opozita duhet të jetë krejt tjetër. Ccfarë pamë dje ne? Një Kongres ku foli vetëm Njëshi, të tjerët duartrokisnin, asnjë nuk dinte gjë”, tha Mediu.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb