Megaoperacion në Elbasan e Lushnje, bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

11 months ago 11
Reklamë

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BalkanWeb se këto ndalime nga policia kanë ardhur për shkak të bashkëpunimit të një të arrestuari me autoritetet. Në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Sipas saj ai ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke nxjerrë zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe të drejtuar nga Laert Haxhiu, i cili njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

Sakaq mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article