​Meloni: Italia ‘pioniere’ në marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

11 months ago 56

Kryeministrja Giorgia Meloni riktheu në vëmendje këtë premte marrëveshjen që ajo arriti së fundmi për Italinë për të ngritur qendra emigrantësh në Shqipëri, ndërsa foli me gazetarët pas një takimi dypalësh me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Zagreb.

“Mendoj se është një marrëveshje shumë inovative, inteligjente dhe më duket se është pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë evropianë”, tha Meloni, duke shtuar se si kjo marrëveshje “do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë”.

“Unë mendoj se mund të jetë një shembull për t’u përsëritur”, vazhdoi ajo, duke theksuar se Italia ka qenë një “pioniere” në këtë front.

Top Channel

Read Entire Article