Meloni pret në Romë fituesin e “Australian Open”

7 months ago 48
Reklamë
23:00 30/01/2024

Giorgia Meloni priti tenistin Jannik Sinner në pallatin “Chigi”. Kryeministrja italiane dhe fituesi i Australian Open ripanë edhe njëherë pikën fituese të Grand Slamit.

Meloni i tha tensitit që bëri historinë në sportin italian se në atë moment të gjtihë ishin të ngrirë dhe se më pas iu gëzuan suksesit.

Kjo është Italia që na pëlqen”, tha ajo për arritjen historike të Sinner.

Meloni e falënderoi sportistin për shembullin e mirë që jep për të rinjtë në vend. Sinner u bë italiani i parë që fiton një Grand Slam në 48 vite. 22 vjeçari mundi rusin Daniil Medvedev në finale ndërsa kishte humbur dy setet e para.

Italiani e ka origjinën nga rajoni gjermanishtfolës i Tirolit të Jugut. Përpara se të merrej me tenis, ai kishte ushtruar sportin e skive.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article