Mendoni se Mercedes S600 është gjithmonë i qetë, videoja që e dëshmon të kundërtën – S600 me zhurmë si të Formula 1

3 months ago 5
Reklamë

Top Gear regjistroi një veçori për një Mercedes S600 që një djalë japonez e akordoi të tingëllonte si Formula 1.

Po, fjala është një limuzinë të njohur me dritare me xham të dyfishtë, një motor të qetë, aftësi të shkëlqyera rrugore dhe teknologji pioniere.

Pak dihet se është V12 6.0-litërsh, i akorduar për një udhëtim të matur dhe të qetë, i cili ishte gjithashtu zemra e Pagani Zonda origjinale, transmeton Telegrafi.

Sasaki-san, një burrë që drejton një garazh në jug të Tokios, bëri një tub shkarkimi me porosi për S600, e futi në një limuzinë dhe e filmoi veten duke udhëtuar nëpër Japoni gjatë natës. Ai shpejt u bë një sensacion i internetit.

Diçka që fotografi i Top Gear, Mark Riccioni nuk mund t’i rezistonte. Ai bleu V12 Mercedesin të Sasaki-san dhe e ktheu në Britani.

Sasaki-san e ktheu gjigantin e fjetur në një Formula 1 të zhurmshme. /Telegrafi/

Read Entire Article