Mendy shpallet i pafajshëm

1 year ago 29
Reklamë
23:30 14/07/2023

Gjykata britanike hodhi poshtë akuzat për përdhunim dhe tentativë përdhunimi ndaj lojtarit

Ish-futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, u shpall i pafajshëm për një akuzë për përdhunim dhe një për tentativë përdhunimi nga një gjykatë britanike.

Në muajin Janar, 28-vjeçari u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Procesi gjyqësor u zhvillua në Gjykatën Chester Crown, me futbollistin që nuk i mbajti dot lotët kur vendimi u shpall.

Kur ai doli nga nga gjykata, nuk preferoi të komentonte, ndërsa avokatja tha se procesi hetimor që nisi tri vite më parë ka ndikuar te futbollisti, ndërkohë që ai kërkon privatësi në mënyrë që të lërë gjithçka pas e të rindërtojë jetën e tij.

Mbrojtësi francez u bë pjesë e “qytetarëve” në vitin 2017, ndërsa u bë subjekt i një hetimi policor pasi 13 gra ngritën akuza kundër tij.

Mendy luajti për herë të fundit për Cityn kundër Tottenham Hotspur në Gusht të 2021 dhe u pezullua nga klubi i Premier League kur u arrestua.

Drejtuesit e klubit anglez vendosën që ta linin atë të lirë, pasi kontrata i përfundoi në këtë verë.

Francezi nënshkroi për Cityn nga skuadra franceze e Monaco në 2017 për 68 milionë Dollarë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article