Meri puth në transmetim direkt gjatë spektaklit Meriton Mjekiqin në Big Brother VIP Albania

8 months ago 23

Një moment i papritur, por i dëshiruar nga shumë fansa, ndodhi gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP Albania”, ku astrologia e njohur Meri Shehu realizoi një premtim të veçantë.

Pasi u shpall se Meriton Mjekiqi ishte një nga personat e shpëtuar nga eliminimi, duke vijuar kështu garën e tij në shtëpinë e BBV Albania, Meri mori masa për të mbajtur fjalën e saj.

E emocionuar dhe me buzëqeshjen në fytyrë, Meri Shehu u afrua tek Meriton dhe i dhuroi një puthje, përmbushur kështu premtimin e saj për të dhënë puthje dhe për të kaluar kohë në dush me njërin prej banorëve nëse do t’i shmangej nominimit.

Ky veprim e surprizoi edhe vetë Meritonin dhe të pranishmit në studio, si dhe sigurisht shikuesit që ndoqën ngjarjen live.

Momenti u kthye menjëherë në një nga pikat kryesore të diskutimeve në rrjetet sociale, ku njerëzit shprehën mendimet dhe reagimet e tyre ndaj gjestit të Meri Shehut.

Disa e panë si një veprim të guximshëm dhe të sinqertë, ndërsa të tjerët e interpretuan si një moment të krijuar për të shtuar dramë dhe interes në spektakël.

Në një shtëpi ku tensionet dhe surprizat janë pjesë e përditshmërisë, veprime të tilla kontribuojnë në kthimin e “Big Brother VIP Albania” në një nga reality-showt më të ndjekur dhe të diskutuar në vend. /Telegrafi/

Read Entire Article