Merkato kris marrëdhëniet mes Sarri e Lotito

1 year ago 20
Reklamë
19:00 01/08/2023

Largimi i Igli Tares si drejtor sportiv te Lazio duket se ka sjellë edhe pasojat e para. Merkato në hyrje te klubi kryeqytetas është e ngadaltë, me bardhekaltërit që nuk janë përforcuar deri më tani. Kjo ka shkaktuar përplasje mes drejtuesve, aty ku të përfshirë janë presidenti Claudio Lotito dhe trajneri Mauricio Sarri.

Dyshja janë parë tepër të inatosur pas takimit kokë më kokë. Mediat aludojnë se mes tyre ka pasur përplasje për emrat që duhet të ofrohen në skuadër për sezonin që do të nis pas më shumë se dy javësh.

Madje thuhet se Sarri po mendon seriozisht lamtumirën nga klubi i Lazios pas dy sezoneve në Romë për të ndërprerë kështu një projekt që nisi në vitin 2021. Çështje është bërë mesfushori i Manchester United, Fred, me klubin që kishte arritur akordin për blerjen e tij, por u refuzua nga Sarri. Lamtumira e mundshme e italianit do sillte një zhvillim edhe për mbrojtësin Elseid Hysaj.

Futbollisti shqiptar ka qenë i lidhur shpesh me situatën e Sarrit, duke qenë i preferuari për skemat e 64-vjeçarit. Ndër emrat e lakuar për të marrë drejtimin e Lazios për momentin mbetet Antonio Conte.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article