Merr fund telenovela, Kane prezantohet te Bayern

1 year ago 22
Reklamë
12:40 12/08/2023

Sulmuesi: Ky klub ka mentalitet fitues

Bayern Munchen prezantoi Harry Kane mëngjesin e së shtunës. 30-vjeçari lidhi një marrëveshje deri në 30 Qershor të 2027 dhe do të mbajë numrin 9. Bavarezët vendosën ta prezantojë si të ishte një film që mbërrin në Mynih në muajin gusht. Sulmuesi anglez dha përshtypjet e para për zgjedhjen e tij në faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Bayern. Ky është një nga ekipet më të mëdhenj në botë dhe gjithmonë kam thënë që dua garoj dhe të provoj veten me nivelin më të lartë në karrierën time. Ky klub ka mentalitet fitues dhe ndjehem mirë që jam këtu”.

Kjo është lëvizja më e shtrenjtë në historinë e Bundesliga, pasi Bayern Munchen pagoi 110 milion euro te Tottenham. Te skuadra bavareze që fitoi titullin e 11 kampion radhazi në Gjermani e kërkuan me ngulm Kane, pasi duan të kenë një sulm më të kompletuar edhe për Champions League.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article