Merret vendimi, Spanja do të ekstradojë në Shqipëri Lulzim Berishën

1 month ago 8
Reklamë

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka vendosur të ekstradojë në vendin tonë  Lulzim Berishën. Vendimi është marrë ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua me 2 korrik.

Pavarësisht se 52-vjeçari, i mbrojtur nga dy avokatë spanjollë, i kërkoi rreth një muaj më parë gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri duke pretenduar se në vendin tonë i rrezikohet jeta, dhe ka frikë nga një hakmarrje për shkak të së shkuarës së tij, Gjykata Kombëtare e Spanjës ka pranuar kërkesën për ekstradim.

Lexo edhe :

Related Posts

Prokuroria ka theksuar se atij i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet në asnjë moment.

Lul Berisha, ish kreu i bandës së Durrësit, ka të drejtën për të apeluar, vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Pse u  arrestua?

Lulzim Berisha ka për të bërë edhe 5 vite burg në Shqipëri pas dënimit të tij nga gjykatat shqiptare krahas gjykimit për vrasjen e Klodian Saliut. Ai u lirua me kusht në vitin 2026 pas një rrugëtimi të gjatë nëpër korridoret e burgut, prokurorisë dhe gjykatave.

Ai nisi procesi e apelimit të vendimit duke ezauruar më 22 maj 2022 të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. Gjykata Kushtetuese, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila kishte vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Dhe jo të gëzonte lirinë me kushte.

Kushtetueja rrëzoi kërkesën e Lulzim Berishës, për të hedhur poshtë vendim e Gjykatës së Lartë. Me këtë vendim, praktikisht Lulzim Berisha i shteroi të gjitha rrugët ligjor në Shqipëri, për t’i shpëtuar rikthimit për vuajtur edhe 5 vite burg.

Fill pas kësaj ai u zhduk ndërkohë që duhej të bënte edhe pesë vite burg. Operacioni i sotëm është ai që e çon Berishën në burg pasi të rikonfirmohet masa e sigurisë në një gjykatë vendase pasi të ekstradohet nga Spanja.

Arratia disa vjeçare e Lul Berishës, njërit prej personazheve më të njohur të botës së krimit mori fund në dhjetor të vitit 2023, kur u arrestua nga autoritetet spanjolle.

Ish kreu i bandës famëkeqe të Durrësit ishte në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.

Burgimi 

Lulzim Berisha u arrestua në 6 prill 2006. Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.

Por, Gjykata e Lartë, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm Berishës dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra heqjes së dënimit me burgim të përjetshëm. Në vijim, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës.

Vendimi i lirimit nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruajnë atë si “të  dënuar shembullor” dhe një garanci për punësim të ofruar nga kryebashkiaku i asaj kohe Vangjush Dako. /vizionplus.tv

Read Entire Article