Merrte pjesë në një aktivitet të Bashkisë Korçë/ Ish-futbollisti i Skënderbeut pëson atak, ndërron jetë në spital

11 months ago 7

Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare ish futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu.

Për 12 vite, nga viti 1960-1972 Topciu do të luante me ekipin e Skënderbeut duke qenë nga mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë të kësaj skuadre.

Veteran Topçiu ishte jo vetëm futbollisti model bardhekuq por qytetari i njohur i Korçës.

Ai dhe sot ka qenë në takimet e bashkisë Korçë në bibloteken “Thimi Mitko”, për të folur për shqetësimet dhe problemet e qytetit të tij. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga ana e spitalit të Korçës të cilët kanë bërë gjithçka për të mbajtur në jetë ish futbollistin e Skënderbeut i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta.

Read Entire Article