Mesazhi i ashpër i McGregor për UFC-në, irlandezit i ka humbur durimi

10 months ago 23

Conor McGregor po përgatitet për një rikthim të madh në UFC, por ende nuk dihet se kur do të luftojë sërish ish-kampioni dhe një nga fytyrat më të spikatura të promovimit.

U përmend se ai mund të ketë një luftë rikthimi në fund të këtij viti, u përmend edhe prilli i ardhshëm, por ende nuk ka informacion të saktë. Dhe kjo është arsyeja pse McGregor është i zemëruar.

Luftëtari irlandez nuk ka luftuar që nga korriku 2021 kur theu këmbën në një luftë kundër Dustin Poirier. Dihej që rikuperimi do të ishte i gjatë, por prej disa kohësh ai ka përmirësuar formën e tij dhe po pret me padurim rikthimin në tetëkëndësh. Ai nuk mund të presë më, gjë të cilën e ka konfirmuar me një deklaratë të bërë në Riad.

“Njerëzit këtu në Arabinë Saudite po flasin për një ndeshje mes meje dhe Manny Pacquiao, dhe UFC nuk po flet fare. Më jepni diçka. A më kuptoni? Unë duhej të kthehesha në prill 2024, dhe në një kohë atje u fol edhe për dhjetorin e këtij viti”, deklaroi McGregor.

“Ata kurrë nuk kanë trajtuar askënd kështu. Dhe ata po e bëjnë këtë pavarësisht të gjitha numrave që kam sjellë në këtë lojë. Unë shes më shumë se të gjithë luftëtarët e tjerë së bashku. A është kështu?”.

“Askush në historinë e kësaj loja nuk është trajtuar sikur po trajtohem tani. Nëse e di se çfarë po ndodh, dera duhet të jetë e hapur për mua. Por, unë jam duke pritur, duke pritur dhe duke pritur. Po humbas durimin”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Read Entire Article