Mesfushori i përjashtuar i Juventusit shpjegon se si filloi të luante kumar

7 months ago 3

Nicolo Fagioli ka shpjeguar se ai ka qenë duke kërkuar për dopaminë pa e ditur këtë dhe ka filluar të luaj kumar sepse është ndjerë i vetmuar.

Fagioli ka folur gjatë një takimi me psikologët dhe studentët në Turin sot (e martë), duke shpjeguar se si ka filluar të luaj kumar kur ishte vetëm 16-vjeçar.

“Unë kam filluar të luaj kumar kur isha vetëm 16-vjeçar, ishte si një lojë, por dalëngadalë u shndërrua në sëmundje. Unë fillova të luaja kumar në sport gjatë kohës sa isha pjesë e të rinjve të Juventusit”, ka thënë Fagioli.

“Para se të humbja kontrollin, mua më pëlqente kumarin. Unë po kërkoja për dopaminë pa e ditur këtë. Më pas e kuptova se ishte një sëmundje, por mu desh shumë kohë për të kërkuar ndihmë. Jam me fat që e bëra këtë në maj”.

Unë nuk mund të flija gjatë natës. Kam shpenzuar shumë kohë në telefon, me telefonata dhe mesazhe. Unë kërkova ndihmë sepse ndihesha sikur kam prekur fundin”, është shprehur mesfushori italian.

“Në fillim, ju mendoni se dini më shumë, por më pas e kuptoni se të qenurit një futbollist nuk ju jep avantazh. Unë nuk e di pse kam filluar ta bëjë këtë, ndoshta sepse jam ndjerë i vetmuar dhe isha larg shtëpisë sime”, përfundoi ai./Telegrafi/

Read Entire Article