Mësohen fjalët që Thomas Tuchel i tha lojtarëve në zhveshtore pas vendimit për tu larguar nga Bayerni

7 months ago 6

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit pasi ky vendim tanimë më është marrë javë më parë.

Deri te ky vendim i klubit erdhi pasi rezultatet e Bayernit janë vërtet të dobëta kur kanë mbetur 10 pikë mbrapa liderit Bayer Leverkusen në Bundesliga.

Tanimë mediat gjermane kanë zbuluar edhe fjalët që Thomas Tuchel i tha futbollistëve të tij në zhveshtore pasi ishte marrë vendimi.

Të mërkurën në mëngjes, Thomas Tuchel dhe Jan-Christian Dreesen shkuan së bashku në dhomat e zhveshjes së Bayernit për të informuar lojtarët për vendimin për t’u ndarë me trajnerin gjatë verës.

Së pari ishte Dreesen që iu drejtua lojtarëve: “Ne do të shikojmë gjithçka nga afër tani. Ju jeni përgjegjës.”

Tuchel më pas tha: “Tani nuk do të ketë diskutime çdo javë, të gjithë e dinë [largimin e verës]. Ne ende mund të arrijmë diçka, ne duhet të fitojmë ndeshje.”

Më pas ai shtoi për lojtarët: “Të gjithë mund të paraqiten tani për trajnerin e ri”. /Telegrafi/ 

Read Entire Article