Mësohen ndeshjet që Rrahmani do t’i mungoj Napolit, megjithatë kapiteni do të jetë i gatshëm për Kosovën

11 months ago 17
Reklamë

Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim në sfidën mes Sporting Bragës dhe Napolit që u zhvillua në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi kosovar pritet t’i mungojë për një kohë bukur të gjatë skuadrës kampione të Italisë.

Kapiteni i Kosovës u largua nga fusha në minutën e 13’, ndërkohë që i është nënshtruar testeve të specializuara mjekësore.

29-vjeçari ka pësuar një lëndim të shkallës së ulët të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë dhe do i duhet të qëndroje larg fushave për një periudhë rreth 15 ditë.

Rrahmani ka humbur në këtë mënyrë sfidat përballë Bolognas, Udineses dhe Lecces në Serie A. Që do të zhvillohen në një distancë prej 6 ditësh.

Te Napoli shpresojnë ta kenë të gatshëm liderin e prapavijës për duelin e Championsit kundër Real Madrid në “Diego Maradona”.

Takim i programuar për datën 3 tetor. Ose ndaj Fiorentinës pesë ditë më vonë, ndeshja e fundit përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të Kombëtareve.

Megjithatë kapiteni i Kosovës pritet që të jetë i gatshëm për Dardanët për ndeshjet e muajit tetor. /Telegrafi/

Read Entire Article