Mësohet se kush e ka rrëmbyer babanë e yllit të Liverpoolit, në kërkim tani është përfshirë edhe ushtria

10 months ago 17
Reklamë

Babai i futbollistit kolumbian, Luis Diaz u rrëmbye nga grupi gueril i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e njohur shkurt si ELN, njoftuan autoritetet kolumbiane.

Pas një aksioni ai u shpëtua dhe tashmë ngjarja ka filluar të kthjellohet, me autoritet që kanë dhënë detaje të reja.

“Sot ne e dimë zyrtarisht se rrëmbimi i babait të futbollistit kolumbian Luis Diaz u krye nga një njësi që i përket ELN, grupi i fundit gueril ende aktiv në Kolumbi”, njoftoi qeveria kolumbiane.

Të shtunën, prindërit e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, janë rrëmbyer nga persona të panjohur në qytetin Barrancas, prej nga është sulmuesi 26-vjeçar.

Nëna e Diazit u shpëtua, por kërkimet për të atin janë ende në vazhdim.

Ushtria kolumbiane njoftoi se po vazhdon kërkimet me mbështetjen e “dy togave të motorizuara, dronëve, postblloqeve, helikopterëve, avionëve me radar të specializuar dhe më shumë se 120 personave”.

Ai tha gjithashtu se qeveria po negocion aktualisht me ELN duke kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të tij dhe duke i kujtuar ELN “se është përgjegjësia e tyre të garantojnë jetën e tij”, sipas një deklarate të nënshkruar nga Otty Patino, negociatori zyrtar i qeverisë.

Qeveria kolumbiane dhe ELN përfunduan raundin e katërt të negociatave në Karakas në fillim të shtatorit. Një armëpushim dypalësh gjashtëmujor, i rënë dakord gjatë raundit të fundit të negociatave të mbajtura në Havana dhe i mbikëqyrur nga OKB, hyri në fuqi më 3 gusht.

Diaz luajti 43 herë për Kolumbinë dhe nënshkroi me Liverpoolin në janar të vitit të kaluar, duke ardhur nga Porto me një shumë prej 45 milionë eurosh. Këtë sezon ai bëri 11 paraqitje dhe shënoi tre gola. /Telegrafi/

Read Entire Article