Messi dhe Inter Miami e nisin me fitore sezonin e ri në MLS

8 months ago 4

Inter Miami ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Real Salt Lake në ndeshjen e parë të sezonit 2024 në Major League Soccer (MLS).

Ekipi i Lionel Messit e shokë ka shfrytëzuar mirë pushimin dhe ndeshjen e parë si vendas për të nisur me fitore sezonin e ri në ligën elitare të futbollit të ShBA-ve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Inter Miamit, i cili përveç rasteve të shumta arriti ta shënoj edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Robert Taylor, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Messit.

Our first 3️⃣ points of the year #MIAvRSL pic.twitter.com/uIrOeZO6jc

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) February 22, 2024

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë, por vendasit e menaxhuan mirë lojën dhe në fund shënuan edhe një gol.

Goli i dytë erdhi në minutën e 83-të dhe ishte Diego Gomez, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 pas asistimit të Luis Suarez.

Në ndeshjen e ardhshme, Inter Miami luan në udhëtim te Los Angeles Galaxy. /Telegrafi/

Read Entire Article