Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola, Inter Miami me pesë yje përballë Orlandos

7 months ago 3

Inter Miami është rikthyer te fitoret në MLS, teksa ka mposhtur Orlando Cityn me rezultat të thellë 5-0.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tata Martino dhe kapiteni Lionel Messi ka dhuruar spektakël nga fillimi deri në fundin e ndeshjes.

Luis Suarez hapi serinë e golave në minutën e katërt pas asistimit nga Gressel, derisa vetëm pas shtatë minutash kjo dyshe doli sërish në aksion dhe uruguaiani realizoi golin e dytë në ndeshje.

Back 2⃣ back 2⃣ back #MIAvORL | Goal Celebration x @CaptainMorgan pic.twitter.com/iboTYyrdYH

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) March 2, 2024

Në minutën e 29-të, Luis Suarez asistoi te Taylor i cili realizoi për 3-0.

Lluvia de goles en casa 🌂⚽️ pic.twitter.com/pVzw9PwSHz

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) March 3, 2024

Shkëlqimi i Inter Miamit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur tani ishte koha që Leo Messi të dhuronte ‘show’.

Argjentinasi realizoi një gol nga afërsia në minutën e 57-të për 4-0, derisa pesë minuta më vonë një harkim i bukur nga Luis Suarez bëri që Messi të shënonte me kokë për rezultatin përfundimtar 5-0.

5⃣ goals and3⃣ points at home ✅#MIAvORL pic.twitter.com/P2pVt96Lbi

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) March 2, 2024

Inter Miami udhëheq Konferencën e Lindjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, derisa duelin e radhës ata luajnë sërish në shtëpi ndaj Montreal Impact. /Telegrafi/

Read Entire Article