Messi largon nga lista e ndjekësve Garnachon për shkak të qëndrimit të tij për Ronaldon

10 months ago 17

Lionel Messi e ka larguar nga lista e ndjekësve Alejandro Garnachon për shkak të qëndrimit të yllit të Manchester United për Cristiano Ronaldon, ka thënë Rio Ferdinad.

Garnacho ka marrë vëmendjen e të gjithë komunitetit sportiv amebanë botë pas golit të tij sensacional me gërshërë të dielën ndaj Evertonit në “Goodison Park”.

Adoleshenti në mënryë akrobatike arriti ta mposhtë Jordan Pickford i cili mbeti pa zgjidhje pas asaj goditje dhe më pas performoi festimin ikonik të Cristiano Ronaldos.

Garnacho njihet si një person i cili shpreh haptasi admirimin që ka për Ronaldon ku edhe e ka pranuar publikisht se pesë herë fituesi i Topit të Artë është idhulli i tij.

🚨

Rio Ferdinand says his lad told him Lionel Messi unfollowed Garnacho because he openly calls Cristiano Ronaldo the GOAT while he’s with the Argentina squad.pic.twitter.com/bBU3EUqxdY

— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) November 27, 2023

Ka qenë ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand ai i cili ka thënë se Messi e ka larguar nga lista e ndjekësve Garnachon në rrjetet sociale, për shkak të mbështetjes së tij për Ronaldon.

“A e dini se çfarë më pëlqen më së shumti rreth tij? Atij nuk i intereson për asgjë. Garnacho më tha se Messi e ka larguar nga lista e ndjekësve vetëm sepse ai nuk e mbanë sekret faktin që e pëlqen Ronaldon”, ka thënë Ferdinand në podkastin ‘Vibe with Five’.

Në prill të vitit të kaluar, Garnacho kishte postuar një fotografi me Messin në rrjetet sociale duke iu referuar atij vetëm si “idhull”.

Në fund, Ferdinand u pyet për të zgjedhur mes golit të Garnachos dhe atij të Rooneyt ndaj Man Cityt në vitin 2011 ku anglezi nuk hezitoi për të zgjedhur golin e argjentinasit./Telegrafi/

Read Entire Article