Messi në dyshim për finalen

11 months ago 12
Reklamë
23:41 26/09/2023

Inter Miami ndeshet me Houston Dynamo në finale e kupës “US Open”, argjentinasi i dëmtuar

Inter Miami do të presë deri në “momentin e fundit” për të parë nëse Lionel Messi do të jetë i aftë për të luajtur në finalen e kupës “US Open” kundër Houston Dynamo.

Ylli argjentinas u zëvendësua në takimin në kampionat kundër Toronto FC përpara përfundimit të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi dhe nuk luajti në përballjen e së dielës kundër Orlando City-t.

Trajneri Gerardo Martino u shpreh se kapiteni i Argjentinës është në dyshim për sfidën e rëndësishme me skuadrën e tij që ka shansin të fitojë trofeun e dytë pas Leagues Cup muajin e shkuar.

“Do të presim deri në momentet e fundit për të vendosur për Mesin. Ai u stërvit në seancën e fundit, kur mediat u larguan. Kjo sfidë është finale dhe është logjike që ne do të rrezikojmë pasi 90 apo 120 minuta na ndajnë nga një titull. Nëse do të bëhej fjalë për një tjetër ndeshje, ne nuk do të rrezikonim.”

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asiste në 12 ndeshje që nga ardhja e tij tek Inter Miami. Skuadra ende nuk ka humbur me Messin në fushë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article