Messi optimist për të luajtur

7 months ago 25
Reklamë
23:51 06/02/2024

Pasi zhgënjeu mijëra tifozë nga Hong Kongu duke mos luajtur në ndeshjen miqësore, Leo Messi la të hapur mundësinë për të luajtur në takimin Inter Miami-Visel Kobe në Tokio.

Lojtari tha në konferencë për shtyp se ndihej shumë më mirë. Kritikat kanë qenë të shumta për ekipin nga Florida si edhe organizatorët e miqësores në Hong Kong, me qeverinë vendase që tha se po shikonte mundësinë e vendosjes së penaliteteve. Ylli argjentinas u shpreh se i vjen keq që nuk luajti, por enjtja në muskulin e kofshës nuk e lejonte.

“E vërteta është se kam një ndjenjë shumë të mirë krahasuar me ditët më parë. Në varësi të saj se si do të shkojë stërvitja, do të shikojmë. Të tregohem i sinqertë, ende nuk e di nëse mund të luaj në miqësoren e Tokios. Por ndihem shumë-shumë më mirë dhe jam i paduruar ta bëj këtë”, tha Messi.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” mori pjesë në seancën stërvitore të së martës. Shumë tifozë japonezë thanë se i kënaqte fakti që do të mund të shikonin një nga lojtarët më të mirë të botës në histori.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article