Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së

11 months ago 21
Reklamë

Lionel Messi ka treguar për herë të parë tatuazhin e tij me stemën e Barcelonës në këmbën e majtë.

Ai e bërë atë vetëm pasi u largua nga Barca drejt PSG-së në vitin 2021.

Fansat e kanë ditur gjithmonë se Leo e donte shumë Barcelonën, saqë bëri tatuazh në këmbë dhe legjenda e klubit tani nuk e fsheh më këtë dhe ka folur për këtë gjë.

“Tatuazhi im i Barçës? Shiko, unë e bëra këtë tatuazh për të treguar dashurinë time për klubin që më bëri ky që jam”, deklaroi Messi.

Messi mbetet lojtari më i madh në historinë e Barcelonës pasi ka shënuar 672 gola në 778 ndeshje për klubin.

Barcelona mori hovin e rritjes pasi Messi u ngjit në ekipin e parë, duke i fituar edhe katër Liga të Kampionëve. /Telegrafi/

Read Entire Article