Messi trishton Hong Kongun

7 months ago 27
Reklamë
23:52 04/02/2024

Ylli argjentinas nuk u aktivizua në sfidën miqësore që Inter Miami e fitoi 4-1

Lionel Messi trishtoi fansat e tij në Hong Kong, pasi nuk u aktivizua në takimin miqësor që Inter Miami pati kundër 11-shes më të mirë të kampionatit vendas që përfundoi 4-1 për amerikanët.

Ylli argjentinas qëndroi në stol bashkë me Luis Suarez dhe asnjë nuk u aktivizua. Sulmuesi ka një tërheqje muskulore dhe stafi mjekësor vendosi të mos rrezikonte që t’i jepte lejen për t’u aktivizuar.

Rreth 40,000 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin e Hong Kongut vetëm për të ndjekur stërvitjen e së shtunës dhe ato që mbizotërinin ishin brohorimet “Messi! Messi! Messi!”.

Bashkëpronari i ekipit amerikan dhe një nga emrat e njohur të futbollit anglez Dejvid Bekam ishte pjesë e turit, ndërsa nuk mungoi edhe ndërveprimi me fëmijët.

Biletat për ndeshjen u shitën brenda 1 ore nga publiku i etur për të parë tetë herë fituesin e Topit të Artë.

Ndalesa e radhës e sulmuesit dhe Inter Miamit do të jetë në Tokio, ku skuadra do të vazhdojë turin parasezonal me një miqësore ndaj kampionëve të Visel Kobe.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article