Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e komunitetit të Skraparit që jetojnë në Tiranë.
Gjatë takimit Meta ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për sakrificat, mbështetjen dhe besnikërinë ndaj kauzave të Partisë së Lirisë.
“Sonte me përfaqësuesit e dashur të komunitetit të mrekullueshëm të Skraparit që jetojnë në Tiranë, për t’u shprehur falënderimin dhe mirënjohjen time për sakrificat, mbështetjen dhe besnikërinë ndaj kauzave të Partisë së Lirisë”, shkroi Meta në rrjetet sociale teksa ndau edhe pamje nga takimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb