Mezani: Kemi humbur disa raste për gol, ky Gjilan nuk është për këtë pozitë

7 months ago 4

Gjilani ka arritur të marrë një barazim me shumë vlera në udhëtim te Ballkani, duke e ndalur kampionin në fuqi 1-1.

Ishte një pikë shumë e mirëseardhur për Gjilanin, derisa suharekasit vazhdojnë krizën e rezultateve.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka thënë pas ndeshjes se ishte një shfaqje e mirë nga futbollistët e të dyja suadrave.

“Ishte derbi i vogël në thonjëza, sepse ne jemi në situatë kritike për të shpëtuar, kurse Ballkani lufton për të dalë kampion. Sot të dyja skuadrat bën ndeshje të mirë. Të dy grupet e lojtarëve luftuan për çdo top dhe golat e bën edhe më të bukur ndeshjen”.

“Futbolli i Kosovës është rritur shumë dhe thuajse gjitha skuadrat janë të të njëjtit nivel. Kemi humbur 2-3 raste për gol. Ky është futbolli”, tha Mezani.

Tutje trajneri vlonjat ka thënë se uron që kjo ndeshje të jetë një pikënisje për rezultatet e mira.

“Uroj që kjo ndeshje të jetë pikënisje, e jo pikëndalje. Cilësia dhe kualiteti nuk na mungon. Ky Gjilan nuk është për këtë pozitë. Uroj që fitorja të vijë nga ndeshja e radhës”.

“Uroj edhe që të shënojmë më shumë gola sepse kemi realizuar vetëm tri herë në katër ndeshje. Ne krijuam kundërsulme të mira për shkak të hapësirave që na linte Ballkani”, deklaroi Mezani. /Telegrafi/

Read Entire Article