Miell në fytyrë! Noka “nuk kursen” as Gjonçajn, ky i fundit ruan qetësinë dhe e duartroket

8 months ago 9
10:10 08/02/2024

I përjashtuar me 20 ditë nga Kuvendi për shkak të incidenteve në seancat e shkuara, por Flamur Noka i PD-së nuk ndalet. Pa nisur seanca e sotme plenare ai ka tentuar të futet brenda ambienteve të Parlamentit e më pas ka hedhur miell mbi punonjësit e Gardës.


“Po i shërbejnë narkoregjimit”, tha ai për gazetarët.

Ky veprim në shenjë proteste sipas tij nuk mbaroi me kaq. Ai i hodhi miell edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjonçaj. Ky i fundit nuk bëri asnjë veprim përveçse e duartrokiti në formë ironie për gjestin. Nga ana tjetër edhe deputeti Dash Sula u shfaq i veshur në mënyrë simbolike kundër ligjit që rikthen bastet online.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vijim, por deputetët demokratë duken mëse të vendosur për të penguar zhvillimin normal të diskutimeve./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article