Mihallaq Andrea dhe mbesa e tij Ema Andrea rrëfejnë marrëdhënien e tyre të veçantë në “Gëzuar me ju”

9 months ago 32

TIRANE

Pas suksesit të padiskutueshëm të programit “Dola te Ola”, moderatorja Ola Bruko dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, erdhën mbrëmjen e fundit të këtij viti me një program të ri, të quajtur “Gëzuar me ju”.

Kjo mbrëmje e fundvitit u dedikua Mihallaq Andreas, dhe në mesin e të ftuarve ishte edhe aktorja Ema Andrea, mbesa e kompozitorit. Gjatë bisedës në studio, ata treguan marrëdhënien e veçantë dhe tejet të ngushtë që kanë me njëri-tjetrin.

“Unë xhaxhin e kam shok dhe kjo nuk është një gjë e zakonshme”, tha Ema Andrea, teksa shtoi, “Ka qenë një shtysë e madhe për mua”. Ndërkohë që edhe Mihallaq Andrea i dedikoi disa fjalë shumë të bukura aktores.

“Emën e dua shumë, pavarësisht se çfarë është. Për mua është një aktore e madhe dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Ema t’i mbush sytë me lot. Është shumë e ndjeshme dhe shumë e dashur”, tha ai dhe kur të dy u emocionuan, me humor ai tha, “Jemi qaramanë të dy”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article