Mijëra njerëz marshojnë në Berlin në solidaritet me palestinezët

11 months ago 28

Mijëra njerëz marshuan sot në qendër të kryeqytetit të Gjermanisë në solidaritet me palestinezët në Gaza, mes bombardimeve shkatërrimtare të Izraelit pas sulmit të Hamas në territorin e tij më 7 tetor.

“Gjermania është fajtore për krimet që po kryhen aktualisht kundër palestinezëve. Ne kërkojmë fundin e politikës gjermane në mbrojtje të Izraelit dhe kërkojmë që vendi të përkushtohet në ndihmë humanitare për palestinezët”, tha për rrjetin AFP një protestues që dha emrin e tij si Dave.
Organizatorët thanë se marshimi do të ishte i vogël por policia tha se rreth 10,000 njerëz kishte në të, prandaj rreth 1,400 ishin dislokuar për të mbikqyrur protestën.

Atmosfera e protestës ishte kryesisht e qetë teksa shumë protestues vinin me familjet dhe fëmijët e tyre. Mes pankartave të protestuesve shiheshin sloganet “Shpëtoni Gazën”, “Ndaloni genocidin” dhe “Armëpushim”, dëshmonin gazetarët e rrjetit AFP. Shumë nga pjesëmarrësit mbanin në kokë shallin karakteristik palestinez ‘kefieh’.Rrjedhimisht protestuesit u mblodhën në sheshin qendror Alexanderplatz në Berlin, ku nisën të brohorisnin “Palestina e lirë”.

Read Entire Article