Milan akord për Reijnders

1 year ago 33
Reklamë
23:59 15/07/2023

Klubi kuqezi do të paguajë për mesfushorin 24-vjeçar rreth 25 mln Euro tek Az Alkmaar

Transferimi i Tijani Reijnders te Milani është punë e mbaruar. Klubi kuqezi ka mbyllur marrëveshjen me AZ Alkmaar për 20 milionë Euro, shto këtu edhe 5 të tjera si bonuse, raporton Sportmediaset..

Mesfushori holandez do të paguhet 1.6 milionë Euro në vit. Vizitat mjekësore të futbollistit janë planifikuar që të kryhen në fillim të javës së ardhshme.

Holandezi 24-vjeçar do të formojë mesfushën e re të “Djallit” me Ruben Loftus-Cheek.

Objektivi i radhës i klubit kuqezi do të jetë një sulmues në krahun e djathtë e një në qendër.

Reijnders është një mesfushor me tipare sulmuese. Eshtë mjaft teknik, e një nga cilësitë më të mira të tij janë gjuajtjet nga distanca.

Një lojtar elegant, 185 cm dhe 75 kg, dallohet për vizionin e qartë të lojës dhe prekjen e fundit.

Trajneri Pioli mund ta përdorë nga krahët në formacionin 4-3-3.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article