Milan e Juve hap fals në Seria A

7 months ago 39
Reklamë
23:37 27/01/2024

Ndalen nga Bolonja dhe Empoli

Milani barazoi 2 – 2 me Bolonjën takimin e javës së 22 të Serie A. Një takim emocionues ai i së shtunës në San Siro ku u luftua deri në fund.

Pavarësisht golave të Loftus Çik nuk u arrit dot fitorja nga vendasit. Lojtarët e Milanit shpërdoruan 2 penallti.

Në barazim 1 – 1 përfundoi sfida tjetër e së shtunës Juventus – Empoli. Juventinët luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë pas ndëshkimit të Milik me karton të kuq.

Juventus është në vendin e parë në pritje të ndeshjes së Interit, të cilët luajnë të dielën kundër Fiorentines.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article