Milan fiton trofeun “Silvio Berlusconi”

1 year ago 23
Reklamë
23:00 09/08/2023

Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Monza vetëm pas goditjeve të penalltive

Milan fitoi edicionin e parë të trofeut Silvio Berlusconi. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin falë goditjeve të penalltive, pasi koha e rregullt përballë Monzës u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Dueli mes dy ish-ekipeve të sponsorizuara nga ish-kryeministri i ndjerë i Italisë dhuroi emocione dhe intensitet të madh, për ta dërguar tek tifozët si antipastë të futbollit në prag të startit të kampionatit. Pulisiç shënoi golin e vetëm për Milanin, pas dy tentativave nga 11 metërshi.

Reagimi i Monzës, klubi i fundit në pronësinë e Berluskonit nuk vonoi, teksa gjeti rrjetën me anë të Kolpani. Rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të duelit, me skuadrat që iu drejtuan penalltive.

Në serinë e gjashtë goditjeve, Milan u tregua e saktë duke shënuar, ndërsa penalltinë vendimtare, Monza e humbi me anë të Birindeli. Një trofe që rrit moralin te Milani në prag të një sezoni ku do duelojë në tre fronte, kampionat, Champions League dhe Kupë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article