Milan merr fitoren e dytë, kuqezinjtë fituan 4 me 1 me Torinon

1 year ago 30
Reklamë
23:57 26/08/2023

Tjetër fitore e rëndësishme për Milanin në këtë fillim sezoni në Serinë A. Në San Siro, kuqezinjtë mposhtën 4-1 Torinon, duke marrë kreun e klasifikimit me pikë të plota.

Dy gola u shënuan nga Oliver Zhiru, me 11-metërsh. Gjeti rrjetën edhe Pulisiç.

Një supergol u realizua edhe nga Teo Hernandez duke e kaluar topin mbi portierin.

Në ndeshjet e tjera, Verona fitoi me Romën dhe mori vendin e dytë, Monza fitoi me Empolin, ndërsa Frozinone mundi Atalantën.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article