Milan pëson disfatë ndaj Monza

7 months ago 14
Reklamë
12:08 19/02/2024

Humbja i vlen Juventusit, shmanget zbritja në renditje

Milan tronditet në fushën e Monza. Kuqezinjtë pësuan 4-2, një humbje surprizë, atëherë kur pritej të bëhej kthesa. Skuadra e Piolit nuk arriti të përfitonte për të parakaluar Juventusin në vendin e dytë të renditjes. Në fushën e vet, Monza e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Presioni i vazhdueshëm solli një 11-metërsh në fund të kohës së rregullt. Pesina është autor. Teksa futbollistët e Milan po kuptonin çfarë ndodhi në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi edhe goli i dytë nga Mota.

Në pjesën e dytë Milan u gjend me 10 lojtarë, por arriti të shënojë me Giroud. Në të 88, kuqezinjtë barazuan me Pulisiç, por pikërisht këtu nisi drama e Milan. Bondo kaloi sërish Monza-n në avantazh në minutën e 90, ndërsa në shtesa, Colombo shënoi golin e 4. Humbja është e rëndë. E pranoi këtë edhe trajneri Pioli.

“Ishte një mbrëmje ku gabuam shumë dhe këto gabime vendosën ndeshjen. Donim të fitonim ndeshjen dhe humbëm ekuilibrin. Një mbrëmje e pafat. Kjo është një humbje që dhemb për mënyrën se si erdhi!”, tha trajner i Milan, Stefano Pioli.

Milan mban vendin e tretë dhe vazhdon të shpresojë pasi gjendet vetëm dy pikë larg Juventusit. Sa për titullin vendi i parë është larg, Inter ka 11 pikë më shumë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article