Napoli dhe Milani dhuruan një ndeshje plot emocione dhe spektakolare në “Diego Armando Maradona”, e mbyllur me rezultatin 2 me 2.
Një sfidë shumë e bukur për nga mënyra sesi u zhvillua, mbart keqardhje të mëdha për kuqezinjtë të cilët zhvilluan një ndeshje të parë perfekte, ku shënuan dy gola me anë të Zhiru dhe humbën disa raste të tjera të pastra për shënim.
Mirëpo dëmtimet dhe ndërrimet konfuze të Piolit i ndryshuan ritmin Milanit. Të zotët e shtëpisë përfituan dhe fillimisht u rikthyen në lojë përmes një golit të Politanos. Më tej një goditje dënimi perfektë e Raspadorit riktheu ekuilibrat.
Në fund Napoli mbeti me 10 lojtarë . Milani pati një rast të artë me Kalabrian, por rrezikoi të merrte edhe gol në frymën e fundit kur Kvarashkelia u ndal nga një Menjon monumental. Kuqezinjtë zbresin të tretët në renditje, pasi u parakaluan edhe nga Juventus, ndërsa Interi kryesuese është 3 pikë larg. Zikaltrit mundën Romën 1 me 0 në një ndeshje të cilën e dominuan nga fillimi në fund.
Në pjesën e parë heroi i miqve ishte portieri Rui Patrisio me disa pritje, por edhe me fat pasi, Hakan Cahlanoglu goditi shtyllën. Në të dytë Roma provoi të ngrinte kokë, madje pati një rast të artë me Kristanten por Zomer ishte i mrekullueshëm. Zëvendësimet dhanë efekt pozitiv tek Interi dhe talenti i kombëtares sonë Asllani ishte protagonist në zhbllokimin e rezultatit në minutën e 81.
Topi i tij i gjatë fantastik u përdor në mënyrë efikase nga Di Marko i cili pasoi në zonë për Markus Turam, gjuajtja e të cilit përfundoi në rrjete. Suksesi e rikthehu skuadrën zikaltër në vendin e parë me 25 pikë , 2 më shumë sesa bardhezinjtë. Të dyja supersfidat u transmetuan në Tring.