Milani në hall për mbrojtjen

10 months ago 20
Reklamë
23:00 02/11/2023

Kalulu do të mungojë 4 muaj, kuqezinjtë interes për anglezin e Bornemouth Kelly

Stefano Pioli nuk do të ketë të disponueshëm Piere Kalulu për të paktën katër muaj. Klubi kuqezi njoftoi se lojtari iu nënshtrua një operacioni pas këputjes së tendinës në muskulin e kofshës së majtë. Operacioni që u krye në Finlandë përfundoi me sukses.

“Djalli” nuk ka të gatshëm edhe Pelegrinon, i cili do të qëndrojë jashtë për disa muaj për shkak të frakturës së pësuar në këmbën e majtë në debutimin kundër Napolit. Në një situatë të tillë, Milani ka nisur që tani të mendojë për përforcimet në mbrojtje.

Pëlqehet Loid Kelli, i cili luan te Bornemouth. Futbollistit 25-vjeçar i përfundon kontrata në qershorin e ardhshëm dhe drejtuesit kuqezinj synojnë që të gjejnë akordin që në merkaton e dimrit.

Kelli ia ka bërë të qartë klubit që luan në Premier Ligë se nuk ka në plan të rinovojë, e ka nisur që tani të mendojë për skuadrën e re. Alternativa janë edhe Maksim Estiv, qendërmbrojtësi 21 vjeçar i Montpelie dhe Konstantinos Koulierakis, 19 vjeç, që aktivizohet për PAOK.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article