Milik vendimtar për Juven

11 months ago 12
Reklamë
13:08 27/09/2023

Juventusi fitoi minimalisht kundër Leçes në takimin e parë të javës së gjashtë të Serie A. Sfida në “Allianz Stadium” u vendos nga goli i Milik në minutën e 57 të lojës.

Në pjesën e parë, më mirë luajtën verdhekuqtë, të cilët nuk ishin të saktë në finalizim. Titullar e nisi mesfushori kuqezi Ylber Ramadani, i cili bëri një paraqitje të mirë. Ai vendosi rregull në mesfushë dhe organizoi lojën.

U zëvendësua në të 69 nga Kaba, që në fund u ndëshkua me karton të kuq. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” tha pas takimit se kjo fitore i duhej ekipit të tij.

“Ishte e rëndësishme që të fitonim! Sidomos pas humbjes kundër Sasuolos, që erdhi si rezultat i gabimeve individuale, që vështirë ndodhin. Me Leçen nuk ishte e lehtë. E nisëm mirë, lamë pak hapësira dhe ishim të ekuilibruar në fushë pa pësuar goditje në portë. Patëm durim dhe shfrytëzuam rastin e duhur”.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 13 pikëve në renditje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article