Ministeriali në Tiranë/ Ministri Hasani: Të përgatisim ekonominë për integrimin në tregun e përbashkët të BE

1 year ago 17
13:43 06/10/2023

Ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë është i fundit në serinë e 3 ministerialeve që i paraprijnë Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në kryeqytetin shqiptar që më 16 Tetor.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili udhëhoqi punimet e këtij ministeriali, tha se situata gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë të adresohen.

“Kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE. Krahas sfidave, kjo situatë ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik. Ky vullnet shprehet edhe në këto takime, sigurisht edhe Samiti pas pak ditësh. Samiti dhe tri Ministerialet, mundësi për të diskutuar se çfarë forme mund të marrë ky angazhim, çfarë forme mund të marrë mbështetja e BE për rajonin në kushtet aktuale”.

Ministri Hasani vlerësoi se Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla kryesore.

“1. Perspektiva evropiane, 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit. Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen. Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE. Energjia dhe transporti janë dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit. Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BE. Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët. Masa që përgatisin ekonomikisht vendet tona për anëtarësim në BE”, theksoi ministri i Jashtëm.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article